Categories Lajme

Grupi Parlamentar i PD depoziton në Kuvend projekt ligjin për rritjen e pensioneve deri në 300 euro

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar në Kuvend projektligjin për rritjen e pensioneve, duke kërkuar që deri në vitin 2029 të mos ketë më pensione më të ulëta se 32 mijë letë, ose 300 euro.

Kreu i grupi të PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, shprehet se trajtimi dinjitoz i një prej shtresave më vulnerabël të vendit është një tregues i një shoqërie të emancipuar, ku vlerësohet puna dhe sakrificat shumëvjeçare.

Njoftimi i plotë:

Grupi Parlamentar i Partise Demokratike ka ndermarre nje nisme ligjore qe synon rritjen e pensioneve minimale, vecanerisht pensionisteve ne zonat rurale, duke vendosur nje standard minimal te mases se pertitimit, pavaresisht llojit te pensionit, si dhe duke zhbere ato parashikime ligjore qe e kufizojne te drejten e perfitimit te pensionit me terheqjen ose jo te tij gjate tre viteve te fundit. Trajtimi dinjitoz i nje prej shtresave me vulnerabel te vendit eshte nje tregues i nje shoqerie te emancipuar, ne paqe sociale dhe ku vleresohet drejte puna dhe sakrificat shumevjecare te bashkeqytetareve tane.

Konkretisht, nderhyrja në ligj synon qe te vendose nje standard minimal per masen e perfitimit te pensionit ne vendin tone, pavaresisht llojit te ketij pensioni, duke filluar nga viti 2024 ne masen e pensionit mesatar rreth 18 mije leke dhe duke vijuar ne progresion rrites per 5 vitet e ardhshme, me qellim qe ne vitin 2029 te mos kete pensione mete uleta se 32 mije leke (rreth 300 euro). Kjo mase perfitimi eshte pothuajse e barabarte dhe ne disa raste me e ulet se perfitimet qe kane pensionistet ne vendet e rajonit, si Kosova (309 euro), Mali i Zi (425 euro), Maqedonia e Veriut (320 euro) dhe Serbia (390 euro).

Qeveria shqiptare i ka mundesite financiare per te perballuar kete kosto financiare, nese fondet e saj nuk do t’i alokoje per mobilime zyrash, blerja makinash, karburant (konkretisht ulja me 25% e shpenzimeve operative te qeverisjes qendrore), si dhe tendera e koncesione qe pasurojne oligarket, por qe mbeshtesin shtresen e pensionisteve per t’u ushqyer me mire, per t’u kujdesur per shendetin dhe per te perballuar kostot e jeteses.

Grupi Parlamentar i PD depoziton në Kuvend projekt ligjin për rritjen

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME