Categories Bota, Lajme

‘Grusht shteti’/ Opozita kundështon reformat kushtetuese të Putin, thirrje për protesta masive

Të premten, një politikan i opozitës në Moskë, u kërkoi rusëve të dilnin në rrugë këtë fundjavë për të protestuar kundër reformave gjithëpërfshirëse kushtetuese, të vendosura nga Presidenti Vladimir Putin.

Reformat e propozuara, të cilat shkaktuan dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, shihen gjerësisht se i japin Putin, 67 vjeç, mundësinë për të zgjatur kontrollin e tij në pushtet sapo të largohej nga presidenca në 2024, raporton Rel.

Duke përshkruar ndryshimet si të një “grushti shteti”, Yulia Galyamina, një këshilltare e qytetit të Moskës, u bëri thirrje banorëve të flisnin duke u bashkuar me një tubim të dielën, që ishte për të shënuar vrasjen e një gazetari dhe avokati 11 vjet më parë.

“Ndryshimet e propozuara në kushtetutën tone, diskriminojnë tërë vendin dhe janë shtypje ndaj të gjithëve,” shkroi Galyamina në mediat sociale.

Alexei Navalny, një nga politikanët më të shquar të opozitës në Rusi, foli kundër idesë së saj, duke fajësuar vetë kushtetutën, që i lejoi Kremlinit të sundojë në peizazhin politik.

Navalny nuk përmendi asnjë fushë të veçantë të kushtetutës, e cila demarkon një sistem të fortë presidencial, por tha se ai u kishte lejuar autoriteteve të kontrollojnë zgjedhjet dhe të rritin moshën e pensionit pa pasoja.

“Nuk ka nevojë ta mbrosh atë,” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME