Categories Showbiz

“Grushta dhe shqelma barkut”, Aurora rrëfen si humbi fëmijën nga dhuna e ish-bashkëshortit

Aurora ishte vetëm 16 vjeçe kur u njoh me ish-bashkëhsortin e saj i cili ishte 19 vjet më i madh se ajo. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të “E diela shqiptare”, ajo ka rrëfyer historinë e trishtë kur si pasojë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj, ka humbur fëmijën e tyre.

Aurora: Vinin djem të rinj të më kërkonin, por unë isha e tmerruar. Më thoshte mami: Si të duken, por unë i thoja që nuk dua sepse dua të bëhem murgeshë. Kisha frikë se mos e zbulonin ato se unë nuk isha më vajzë, do të më vrisnin.

Ardit Gjebrea: Ky ishte momenti që ti u njohe me ish-bashkëshortin tënd që ishte 19 vjet më i madh se ti.

Aurora: Unë e pashë si një dritë jeshile sepse thoja se 19 vjet më i madh, nuk do e kishte problem punën e virgjërisë. Faktikisht nuk e kishte problem. Pas puthjes së parë, unë e mora në telefon dhe i thashë që unë nuk jam vajzë, nëse më do mirë, nëse nuk më do, e lëmë me kaq.  Ai më tha mua që për mua nuk ka problem. Ma sugjeroi vetë përgjigjen, më tha a ke pasur ndonjë histori? Po i thashë kam pasur një histori me një shok klase.

Ardit Gjebrea: Nuk i tregove të vërtetën?

Aurora: Jo, nuk i tregova. Pas 2 javëve, vajza e tezes zbulon historinë me ish-bashkëshortin dhe jua tregon prindërve. Unë u thashë se këtë njeri e dua dhe pikë. Më thanë se ai është pijanec, është mysliman, është 19 vjet më i madh se ti. Ashtu si çdo prind për vajzën e vet. Ika nga shtëpia. Doja të ikja nga ajo lagje. Në fillim ishte shumë bukur.

Ardit Gjebrea: Sa zgjati kjo periudhë e dashurisë?

Aurora: Zgjati 1 muaj e gjysmë derisa unë mbeta shtatzënë me fëmijën e parë dhe kur mbeta shtatzënë doja vetëm gjumë. Ai gjente shtëpinë të parregulluar, gjen darkën pa u bërë… Fillon duke më kapur për flokësh dhe më hedh përtokë: Çohu për të bërë ndonjë gjë për të ngrënë. Shpeshherë nuk sillte gjë për të ngrënë sepse filloi duke pirë. U çoja nga gjumi dhe vetëm më rrihte dhe pastaj vetëm grushta dhe shqelma. Grushta dhe shqelma, barkut nëpër trup derisa vjehrra e ndaloi. Pas asaj dite fillova duke pasur hemoragji. Kam qëndruar ashtu një javë.

Ardit Gjebrea: Po fëmija?

Aurora: Fëmija humbi./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME