Categories Lajme

Gushti do të jetë muaji i hapur i vaksinimit masiv +18 vjeç, grupet e riskuara mos të…

Gushti do të jetë muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila foli nga qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë.

Ajo u bëri thirrje grupeve të riskuara dhe sidomos studentëve që të vaksinohen para shtatorit, pasi ky është muaji që na përball me më shumë kontakte.

“Ne jemi përballë një situatë që është e kontrolluar, por numrat janë rritur në mënyrë të lehtë po ashtu dhe shtrimet në spitale. Por ajo që vihet re është se në spital janë  ata persona që nuk janë vaksinuar dhe janë të grupmoshave 70-80 vjeç. Vaksinimi është  një detyrim moral e qytetar.

Ne kemi vendosur që muaji gusht do të jetë muaji i hapur i vaksinimit +18 vjeç. I bëjmë thirrje studentëve dhe grupmoshave të shkollës që të vaksinohen se shtatori dhe tetori do të na përballë me rritjen e kontakteve.

E rëndësishme është që grupet e riskuara të vaksinohen sa më shpejt. Janë më shumë se 1 milionë doza të vaksinave të ardhura deri më tani në Shqipëri”, u shpreh Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME