Kreu i shtetit Ilir Meta ka zgjedhur që këtë fundjavë ka kalojë buzë detit pas aventurave dhe ngjitjeve në male.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti shfaqet në një video i rrethuar nga disa mace, ndërsa dërgon edhe një mesazh të koduar për guximtarët.
Ai thotë se macet janë të dashura dhe ledhatare, por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim.
“Një mëngjes me një “buqetë” macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim.
Unë qëllova aty, për t’ia bërë të lehtë zbritjen. Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe të mbarë!” shkruan Meta.