Erling Haland është padyshim sulmuesi i momentit në gjithë europën. Një vlerësim të jashtëzakonshëm, talenti noorvegjez ka marrë edhe nga Christian Vieri.
Ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe disa skuadrave evropiane, ka ngritur në qiell talentin e Borussia Dortmund. Haland është shndërruar në yll këtë sezon, me paraqitjet në Ligën e Kampionëve fillimisht te Salzburg, e më pas në Gjermani Dortmundi. Për Vierin, Haaland ka bërë mirë që ka zgjedhur Dortmundin, dhe në vitet e ardhshme, vlera e tij do të shkojë deri në 200 apo 300 milionë euro.
Vieri tha: Haaland është më i fuqishmi për momentin dhe ka bërë mirë që ka zgjedhur Borussia Dortmund, klubin më të mirë për t’i vlerësuar lojtarët. Në pak vjet ai do të shkojë te një ekip i shkëlqyeshëm për mbase 200 ose 300 milionë euro”.