Categories Lajme

Hajdari për paketën Anti-KÇK: Le të fillojë nga deputetët kontrolli për pasurinë

Në seancën e sotme të Kuvendit, si çdo herë nuk kanë munguar edhe replikat ndërmjet politikanëve të ndryshme. Teksa Balla i ka thurur elozhe OFL (Operacioni Forca e Ligjit) dhe paketës anti-KÇK, deputetja opozitare ka replikuar në lidhje me subjektet e veprimit të kësaj force.

Sipas Rudina Hajdarit, nëse mazhoranca ka ndërmend të luftojë KÇK si fillim duhet ta nisë nga deputetët në parlament, të cilat sipas saj nuk justifikojnë pasurinë që kanë.

“Realisht nuk e di kush ju ka ndaluar deri më sot të luftoni krimin e organizuar, që sot erdhën dhe e pompuat me këtë akt normativ. Ai ligj është parë e riparë që kur u prezantua nga kryeministri, pasi  ishte antikushtetues, ishte gati të luftonte çdo kënd për të mbrojtur disa persona të caktuar.

Ju e dini shumë mirë kush janë ata që nuk e justifikojnë pasurinë. Më thoni e justifikojnë… Pse nuk flisni. Nëse vërtet doni të luftoni krimin , të çoni para Shqipërinë, të hapni negociatat, pse nuk filloni me këta njerëz që kanë vendosur pasuri të jashtëzakonshme. Ne kemi diferencë shumë të madhe me ju, s’kemi nevojë të na jepni ju mend.” – tha Hajdari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME