Categories Showbiz

“Hajde o yll”, puthja e pajtimit mes Tufanes e Kaçandonit: Pa këtë vdes

Pavarësisht fjalëve të ashpra mes njëri-tjetrit, çifti i të moshuarve, Tufane e Kaçandon arrijnë të gjejnë zgjidhjen e përbashkët. Gjatë seanës së ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, treguan se në 50 vite martesë, kanë kaluar mirë, kanë krijuar familje dhe kanë dashur njëri-tjetrin.

Apartamenti me përmasa 1+1 që daja i Kaçandonit, Tomorri i ka ndërruar bravat do t’iu rikthehet shumë shpejt çiftit të të moshuarve. Ndërkohë, pajtimi mes tyre është tejet gazmor, por aq edhe i ëmbël.

Eni Çobani: Kaçi, ti qëndro me zonjën dhe vajzat, unë sërish do ta ritelefonoj Tomorrin për të parë nëse do kemi një zgjidhje paqësore dhe nëse nuk e kemi, do ta kemi ligjore. Shumë shpejt, ato çelësat, do ndërrojmë bravat dhe do fusim çelësin që të fusësh zonjën, ta vërë kokën te prona e vjehrrës se e meriton, i ka shërbyer. Ty të ka mbajtur 50 vjet, ty të ka mbajtur, foli për nënën tënde me respekt, e meriton zonja.

Tufane: Edhe te varri që jam 75 vjeçe, “o mama” i them.

Kaçandon: Të gjitha këto që më tha këtu, më shau e më bëri, më dha mësim.

Ardit Gjebrea: E do apo se do?

Kaçandon: Hajde o yll hajde.

Tufane: U të ngrëntë mortja. Je i bukuri i dheut ti.

Kaçandon: Unë pa këtë vdes. Unë kësaj i dhashë rininë, kjo më dha pjekurinë./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME