Categories Lajme

Hajduti hyn në një apartament për të vjedhur, por dehet dhe bie të fikët

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Malajzi, në qytetin Bahau. Një hajdut është futur fshehurazi brenda një shtëpie për të vjedhur atë që gjen, por shpërqendrohet nga alkoolet që gjenden në shtëpi dhe humb vetëdijen. Pronari i banesës kur u zgjua të nesërmen në mëngjes, u habit kur gjeti në kuzhinë një burrë që i kishte rënë të fikët në dysheme. Ai ishte i rrethuar me shishe dhe gota bosh. Imazhet e kriminelit të pavetëdijshëm bënë shpejt xhiron e internetit.

Pranë vetes, i panjohuri kishte edhe një çantë me dy thika, një kaçavidë, një tabletë dhe dy shishe të tjera pije alkoolike ende të paprekura. Pronari i shtëpisë lajmëroi menjëherë policinë për të denoncuar ngjarjen. Oficerët mbërritën dhe arrestuan hajdutin, të cilit ndërkohë po i vinte vetëdija.

“Ne besojmë se ai kishte pirë pije alkoolike që i përkisnin pronarit të shtëpisë derisa u deh dhe e zuri gjumi”, tha policia.

Hajduti ka pasur 15 krime të mëparshme të lidhura me drogën dhe gjashtë krime të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME