Categories Lajme

Hajduti pendohet pas 25 vitesh, kthen paratë e grabitura në bankë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Greqi. Mediat greke kanë njoftuar se një 48-vjeçar nga Kreta u shfaq disa ditë më parë në një stacion policie në Kretën lindore dhe rrëfeu se kishte kryer një g rabitje në një degë bankare në Bodrum në vitin 1996.

48-vjeçari që ishte atëherë student kishte arriti të merrte 450,000 dhrahmi (monedha e vjetër greke) nga arkëtari i bankës. Ndërsa tani pas 25 vitesh ai ka vendosur që të kërkojë falje dhe të kthejë shumën prej 1330 eurosh në bankë përmes Policisë, domethënë aq sa paratë që ai kishte marrë atëherë.

48-vjeçari përshkroi në detaje se si e kreu g rabitjen, duke treguar se ishte vetëm dhe jo i shoqëruar ashtu siç u pretendua asokohe. Ai i dha arkëtarit një shënim në të cilin deklaroi se mbante një p istoletë dhe nën këtë kë rcënim, ai arriti të nxirrte paratë.

Më tej ai tregoi se motivi i kësaj g rabitje ishte një borxh që kishte për shkak të bixhozit. Sa i përket parave që ai i dorëzoi Departamentit të Policisë, ato do të depozitohen në Fondin e Depozitave dhe Kredive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME