Categories Lajme

Hakerat iranianë/ Rama për median amerikane: Pas sulmit qëndron një prej grupeve terroriste kibernetike!

Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për median amerikane Newsmax Tv për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani. Rama tha se pas këtij sulmi qëndron një prej grupeve terroriste kibernetike.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria ka nevojë për mbështetje nga aleatët e saj për të ngritur një sistem më të fortë.

Pyetje: Keni akuzuar Iranin për sulmin kibernetik. Çfarë ka ndodhur pas këtij sulmi?

Rama: Dua të bëj shumë të qartë se nuk e kam akuzuar Iranin. Kemi prova të qarta, ku është provuar se pas këtij sulmi është Irani, shteti, Republika Islamike e Iranit. Një prej të cilave është një prej grupeve terroriste kibernetike. Kështu që nuk është akuzë, është fakt. Nga ana tjetër kuptuam që ishte koha për të ndërprerë çdo marrëdhënie me këtë regjim. Nuk mund të lejonim ambasadat e tyre të ishin në mes të kryeqytetit tonë si qendër operative. Ne duam të ngremë një aleancë për mbështetje. Ajo që kemi nevojë është për të ndërtuar mbrojtje kibernetike. Edhe pas 15 korrikut, ne kemi pasur sulme të tjera dhe presim akoma më shumë sulme. Është shumë shqetësuese.

Nuk më takon mua të them sepse Shqipëria është një aleate e SHBA-së, ne e dimë pozicionin tonë, nuk është mbi shpatullat tona për marrë një vendim. Por duke qenë se kemi jetuar në një regjim të ngjashëm, që nuk ishte nje regjim totalitar fetar, mund të them nga përvoja se të merresh në mënyrën tonë, që do të thotë në mënyrën demokratike, nuk më ngjan si vision shumë largpamës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME