Categories Lajme

Hakerat sulmojnë Radio Televizionin Shqiptar, kërkojnë 300 mijë dollarë për rikthimin e arkivit

Arkivi digjital i Radiotelevizionit Shqiptar ka rënë pre e një sulmi kibernetik rreth dy javë më parë. Serverat e RTSH-së janë sulmuar nga individë ende të paidentifikuar përmes një sistemi hakerimi të quajtur ransomware.

Hackerët që jane futur në servera të RTSH përmes rrjetit online, kanë arritur ta enkriptojnë databasin e Radio Televizionit Publik.

Më pas ata kanë kërkuar 300 mijë dollarë për t’i rikthyer materialin Radio Televizionit Shqiptar dhe për ta dekriptuar, por RTSH nuk ka pranuar ta paguajë asgjë, pasi shumica e database për fat të mirë ishin të kopjuar në një backup offline. Si pasojë e këtij sulmi është dëmtuar vetëm një pjesë e arkivit digjital të Radio Tirana. Pjesa tjetër e arkivit të televizionit është rikuperuar.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që ndodh brenda pak ditësh në faqet zyrtare të institucioneve publike shqiptare. Më herët, serveri i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ra pre e një hakerimi të ngjashëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME