Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj, pavarësisht se të ndarë, me anë të publikimeve të tyre në rrjete sociale, tregojnë pak për marrëdhënien e tyre, pas ndarjes.
Duket se ish-çifti i njohur në showbiz, që u ndanë në mënyrë të papritur, ende e kanë në mendje njëri-tjetrin.
Ndërsa Jonida Maliqi ka ndarë një postim me një personazh filmash, nga ana tjetër dhe Romeo nuk ka nguruar të shpërndajë të njëjtin personazh, duke treguar orë 9:09.

(Postimi i Romeos)
Ndër të tjera, Jonida Maliqi ka shkruar në profilin e saj në Instagram se hakmarrja nuk është zgjidhje.

(Postimi i Jonida Maliqit)
“Hakmarrja nuk është zgjidhje. Ajo vetëm pengon të vazhdosh jetën. Ti ec përpara sepse koha do të tregojë se gjithkush merr atë që meriton,”- shkruan Jonida Maliqi në një status në profilin e saj.

(Postimi i Jonida Maliqit)
A thua të jenë këto shenja ribashkimi mes Jonidës dhe Romeos?!
