Categories Showbiz

Halla kërkon mbesën e humbur dhe tregon historinë e trishtë të vëllait, nuk e ka parë vajzën e tij prej 38 vitesh

Feridenë dhe vajzën e saj, Bajamen, i ka sjellë një histori e vjetër në studion e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan. 38 vjet më parë, ka qenë hera e fundit kur Feride ka parë mbesën e saj, Vitrinën pas shkëputjes së marrëdhënieve të vëllait me bashkëshorten e tij.

Sot, teksa tregon historinë në “Ka Një Mesazh Për Ty”, Feride shpreson të gjejë Vitrinën.

Feride: Kam ardhur për të gjetur mbesën time.

Ardit Gjebrea: Çfarë ka ndodhur me mbesën?

Feride: Vëllai dhe kunata nuk kishin shumë marrëdhënie me njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: Pra, ti e ke vajzën e vëllait?

Feride: Po. Iku njëherë nusja dhe la vajzën në shtëpi. U turrën, kam tre vëllezër, jam motra e vetme, i folën, e sollën, ajo e njëjta gjë. Atëherë në përfundim iku dhe e la vajzën aty.

Ardit Gjebrea: Sa muajshe ishte vajza?

Feride: 5-6 muajshe, pa e mbushur vitin. Ai e mori vajzën dhe ia çoi hallës, i kishte thënë “do ma mbash nja 2-3 muaj?”. “Ta mbaj more bir”, i kishte thënë, po halla ishte pak moshë e madhe, nuk e mbante dot.

Ardit Gjebrea: Po pse e mbajti nusja e xhaxhait?

Feride: Nëna ime kishte vdekur që në ’74-ën dhe nuk kishte kush ta mbante sepse nuk erdhi të më thoshte mua.

Ardit Gjebrea: Pra, bëhet fjalë për 38 vite më parë.

Vajza jetoi me të ëmën, e cila nuk e ndalonte ish-bashkëshortin për ta takuar. Megjithatë, një ndryshim në jetët e secilit prej tyre solli edhe një takim që nuk u realizua kurrë.

Feride: Shkonte ai, e shihte muaj për muaj, i çonte aq sa kishte mundësinë, nuk e linte vajzën. Shkoi vajza 4-5 vjeç, vëllai iku në Greqi, vajza po shkonte drejt fejesës. Në Cërrik kishte gjetur një shokun e vëllait tim të vogël dhe i kishte thënë që “kam babanë në Selitë, a ka mundësi ta dërgosh këtë fjalë, të gjesh babanë tim?”

Por, fatkeqësisht takimi i Vitrinës dhe babait të saj nuk u mundësua kurrë. Pavarësisht se ai përshkoi kilometra për ta takuar, mbërriti kur ajo ishte larguar duke humbur kështu shansin e tij të vetëm në jetë për ta njohur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME