Categories Lajme

Hap pus pa leje për lavazh 3 javë pas tërmetit, shikoni cfarë ndodh

Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrit me vonesë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndërsa argumentoi se arsyeja ishte e veçantë. Një burrë në zonën e Farkës, mbi Selitë, kishte rënë në një pus, të cilin po e hapte pas leje, tre javë pas tërmetit. Një fazë kur sa të mbarojnë pas goditjet nuk duhet bërë asnjë gërmim. Të gjitha forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe grupet e emergjencës ishin në Farkë ku bënë të mundur nxjerrjen e burrit nga pusi të cilin po e hapte për lavazh. “Faleminderit ekipeve të Zjarrfikësve që hynë ta gjejnë e tërheqin nga pusi, dhe Urgjencës ERA, që shpëtuan jetën e qytetarit! Por para se te themi “ku o shteti” ta kemi të qartë që nuk ka shtet në botë që të ketë 500 mijë policë që ruajnë 500 mijë banorë në një qytet me 1 milion veta!

Nuk mësojmë asgjë nga historia. Të gjitha ekipet e zjarrfikëseve dhe të emergjencës ishin  në Farkë, mbi Selitë, për të nxjerrë një burrë, bënte pus pa leje, pas tërmetit. I këputet litari 20 e ca metra thellë, asfiksohet. Aty shpërngulet e  gjithë zjarrfikësja e Tiranës, gjithë emergjencat, të futen me litar, të oskigjenohet, t’i lidhet qafa, t’i kapet shtylla kurrizore për ta nxjerrë…pa mbushur akoma 3 javë tërmeti. Shyqyr shpëtoi, e të shkuara. Por çfarë duhet të ndodhë në këtë vend, që ne të zëmë mend? Sa duhet të kemi 500 mijë policë për të ruajtur 500 vetë? Çdo njeri një polic? Nuk ja dalim dot, nuk ka vend që ja del. Hajde po e shtojmë policinë bashkiake, por sa do e shtojmë, se i bie mos të bëjmë asnjë investim, vetëm të vëmë njerëz të ruajnë njerëz. Kur do zëmë mend? Nuk bëhet!”, tha Veliaj në nisje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME