Categories Lajme

“Hape derën se jam postieri”, karabinierët i punojnë rrengun 34-vjeçarit shqiptar, detaje

Karabinierët në Itali e kanë kapur mat një 34-vjeçar shqiptar, pasi kanë përdorur justifikimin se janë postierë të një poste ekspres që duhet t’i dorëzojnë një paketë, për të hyrë në shtëpinë e tij dhe për ta vënë në pranga.

Ata kishin dyshime se shqiptari me iniciale G.N., merrej me trafik droge dhe bastisja ndodhi pasi ishte planifikuar më parë për të goditur rrjetin që mbushte zonën ku ai jetonte me kokainë dhe kanabis.

Policia e kishte mbajtur nën vëzhgim shtëpinë dhe ndërhyri pasi bllokuan një 30-vjeçar që ishte klient i shqiptarit, të cilit iu gjet 100 gram hashash dhe më pas rrëfeu skemën si funksiononte rrjeti.

Ndërkohë në banesë janë gjetur 170 gramë hashash, të fshehura në dhomën e gjumit, ndërsa në dy shishe kishte edhe rreth 50 doza të izoluara me nxehtësi (80 gramë) kokainë, gati për shitje.

Gjithashtu u sekuestruan dy peshore elektronike dhe materiali i përshtatshëm për paketim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME