Categories Lajme

Hapet për qarkullimin e automjeteve aksi Palasë-Dhërmi!

Është hapur ditën e sotme në mënyrë provizore segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi. Punimet u inspektuan nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e cila tha se kjo rrugë do të shërbejë në javët e mbetura të sezonit veror.

“Ndodhemi në aksin Palasë-Dhërmi. Kemi vendosur ta hapim në mënyrë provizore për javët që kanë mbetur në funksion të pushuesve. E kemi nisur një vit më parë. Kantieri ka ecur pa probleme. Kemi arritur në momentin për ta pasur të gjithë gjurmën të shtruar me konglomerat”, u shpreh Balluku.

Ministrja shpjegoi se rruga do të jetë në përdorim nga pushuesit deri në plazhin e Dhërmiut ndërsa pjesa tjetër do të lëvizin në rrugën tradicionale.

“Kjo rrugë është dizenjuar dhe ka qenë e menduar për t’i ardhur në ndihmë fshtarave turistikë që po ndërtohen në këtë zonë pjesë e investimeve strategjike. Ashtu kemi bërë edhe me këtë rrugë. Do të ndihmojë që të mos kemi më atë trafik të rënduar që kemi pasur në rrugën nga Palasa në Dhërmi. Kështu që të gjithë ata që do të aksesojnë zonën e Dhërmiut do të përdorin këtë rrugë ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë në rrugën tradicionale”, tha ajo.

“Kjo është një rrugë që nuk shërben vetëm për lëvizje të automjeteve. Do të ketë vëmendje të plotë edhe te këmbësorët. Do të ketë pistë këmbësorësh dhe vrapuesish.Deri në 30 qershorin tjetër i gjithë projekti për këtë rrugë do të jetë i përfunduar me gjithë elementët që përmendëm përveç pistës së biçikletave. Për projektin tonë përfundojmë në datë 30 qershor të vitit të ardhshëm me të gjithë elementët e sigurisë”, tha Balluku.

Ndalur te tuneli i Llogarasë, Balluku tha se kanë përfunduar gërmimet për më shumë se gjysmën e tij. “Kemi më shumë se gjysmën e tunelit të Llogarasë të gërmuar tashmë. Jemi përballur me një shpellë të konsiderueshme. Fakti që kjo rrugë do të lidhet me daljen e tunelit e bën të aksesueshëm për zonën për mininizimin e trafikut që kemi në zonë”, deklaroi ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME