Categories Lajme

Hapet Tregu Çam por mungojnë blerësit, tregtarët: Malli i dimrit ka mbetur stok

Bashkë me dyqanet e tjera të pakicës, sot nisi punë edhe Tregu Çam në kryeqytet. Por pavarësisht se tregtarët kishin ngritur qepenat dhe kishin reklamuar mallin, në treg mungonin blerësit. Ata ankohen se malli i dimrit u ka mbetur stok, ndërsa kanë vështirësi me furnizimin për shkak të mbylljes së kufijve. Pas më shumë se 7 javësh bllokim me vendim të qeverisë, është hapur dhe grupi i dytë i aktiviteteve tregtare dhe bizneseve të tjera në të gjithë vendin.Këtë të hënë edhe dyqanet në Tregun Çam kanë hapur qepenat por blerësit dhe kërkesat mungojnë.

Pezullimi i aktivitetit ka bërë që malli i dimrit të ngelet stok dhe mbyllja e kufijve ua vështirëson marrjen e furnizimit të ri.

“Po na mbeten stok, janë lekë të humbura.”Tregtarët shprehen se klientela mungon, ndërkohë që të ardhmen e shohin me pesimizëm. “Gjendja duket e vështirë, nuk pyet njeri fare. Nuk ka pasur fuqi blerëse për momentin. Shpresojmë.”

“I kemi hapur por askush nuk po kalon. Na ka kapur paniku, pas kësaj që ndodhi mendoj se do të jetë shumë e vështirë.”

“Nuk ka lëvizje fare, shumë e bllokuar.”“Shitje nuk ka, të paktën po sistemojmë dyqanet.”

Rrugën e tregut qytetarët e përdorin më shumë si një mundësi kalimi se sa blerje. Jashtë kamerave ata shprehen se kanë hasur vështirësi edhe në nxjerrjen e lejes në e-Albania për hapjen e aktivitetit për shkak të mbingarkesës.Disa e kanë përfituar pagën e luftës por ka dhe nga ata që nuk kanë marrë asnjë lekë si mbështetje për periudhën që qendruan mbyllur.

“Kemi aplikuar por nuk kemi marrë pagë dhe asgjë.” Bizneset që janë klasifikuar në listën e dytë të qeverisë për të nisur punë pas bllokimit në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së Covid-19 duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në e-Albania dhe të respektojnë protokollin e sigurisë.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME