Categories Lajme

Taksistët i rikthehen punës

Arben Xhaferri punon prej 35 vitesh si shofer, por koronavirusi e bëri të përjetojë pushimet më të gjata në jetën e tij, larg timonit të taksisë. “Një muaj e gjysmë dhe sot kam hyrë në timon i hutuar. Nuk e dija jam unë apo nuk jam unë. Pak a shumë duhen 15 minuta sa të hysh në memorien e timonit” Sot u rikthye ne punë që në orët e para të mëngjesit, por ndryshe nga herët e tjera, i pajisur me maskë, doreza dhe dezinfektant. “Kam dalë që në orën 6 e ca të mëngjesit. Kam larë makinën, bëmë dezifenktimet dhe presim lëvizjet”

Kërkesa e qytetarëve për të lëvizur me taksi ka qenë e paktë.”Deri tani vetëm një lëvizje kam pasur” Masat e vendosura nga qeveria, thotë se po i respekton, por nuk di sesi do të duhet të veprojë, nëse si klientë, do ti vijë një i shoqëruar me fëmijën e tij.

“Unë jam i detyruar tja marr, ai rri në shtëpi me fëmijët” Për muajin që shkoi ai ka aplikuar për pagën e luftës, pasi me taksi ai mban gjithë familjen.

“Ndihmë është për ne” Në kryeqytet operojnë rreth 2000 taksi, të cilët janë rikthyer këtë të hënë në aktivitetin e tyre pas më shumë se 50 ditësh pezullim. Ato do të lejohet që të ofrojnë shërbim nga ora 8 deri në orën 17.30

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME