Categories Lajme

Hapja e plotë e Shqipërisë/Brataj: Efektet priten në fund të majit, zbatoni masat

Ulja e të prekurve të rinj nuk tregon gjendjen aktuale të infeksionit. Efektet e rihapjes dhe lehtësimit të masave, mjekët i presin në fund të majit, me një rritje tjetër të numrit të të infektuarve. Kreu i Urgjencës Kombëtarë, Skënder Brataj, thotë se duhet zbatuar masat.

“Normal që do presim një rritje, puna është sa? Ajo është e lidhur me numrin e të infektuarve, ku 35% e tyre na dalin të sëmurë. Llogaria është shumë e thjeshtë, sa terapi intensive kemi, sa shtretër, sa respiratorë, në mënyrë që sistemi ta kalojë në mënyrë të rregullt. Nëse shifrat kalojnë kapacitetet që kemi do të vihemi në kushtet se kë do të zgjedhësh për të trajtuar. Këtu nuk duhet të arrijmë”.

Nga ana tjetër, thotë se suksesi në këtë betejë do të varet vetëm nga zbatimi i masave. Për Skënder Bratajn nëse numri i të infektuarve i kalon parashikimet, atëherë autoritetet do të detyrohen të rikthejnë izolimin.

”Gjermania me hapjen e masave e kaloi njëshin. Nëse do të na shkojë raporti sa ishte në fillim të epidemisë, asnjë sistem shëndetësor nuk do ta përballojë më. Nëse do të respektojmë rregullat dhe numri do të jetë i ulët, do të lirohen akoma masat, në të kundërt do të mbyllemi sërish pasi para jetës së njerëzve nuk ka asgjë më të rëndësishme”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME