Categories Lajme

‘Hapni kufirin!’ Emigrantët të bllokuar në kufirin greko-turk pa ushqim e strehim, për një jetë më të mirë

Mijëra emigrantë janë bllokuar në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë pasi kjo e fundit vendosi të hapë kufinjtë e saj.

Emigrantët nga Siria dhe Afganistani janë të kërcënuar nga lufta në vendet e tyre dhe shohin Bashkimin Europian si shpresën e tyre të vetme për të ndërtuar një jetë të re.

Tashmë ata gjenden në kufirin me Greqinë të ekspozuar ndaj të ftohtit dhe erës. Ata nuk kanë para dhe as shumë ushqim. Ndërsa fëmijët e tyre qajnë, ata ulen dhe presin një mundësi për të kaluar vendet e BE-së, shkruan The Independent.

Deklarata e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan javën e kaluar se Ankaraja po hap kufijtë për emigrantët në Evropë, u pasua me një dyndje të madhe të tyre drejt Greqisë.

Por megjithëse Turqia i hapi kufinjtë e saj, dyert e Bashkimit Evropian janë të mbyllura dhe refugjatët nga vendet e shkatërruara nga lufta si Siria dhe Afganistani e më larg nga Somalia dhe rajoni i Kashmirit tani gjenden të mbërthyer në pritje për të lëvizur drejt BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME