Categories Politike

Haradinaj mesazh Veselit: Taksa hiqet vetëm me njohje

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj po merr pjesë në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë të organizuar Instituti Demokratik i Kosovës rreth dialogut Kosovë-Serbishkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka folur për taksën ndaj produkteve serbe, përfaqësuesen e BE-së Federica Mogherini që ishte e involvuar direkt në tryezën e bisedimeve mes dy shteteve dhe përfshirjen e Kancelares Angela Merkel, Presidentit francez Emanuel Macron dhe kyqjen e Washingtonit zyrtar.

Haradinaj ka thënë se largimi i Mogherinit nga tryeza e bisedimeve ka qenë lajm i mirë, pasi nën udhëheqjen e saj ka qenë e pranishme ideja për korrigjimin e kufijve apo ndarjen e Kosovës

“Kthimi i dialogut në tavolinën e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron dhe kyqja e Washingtonit me të dërguarin e tyre Mattheë Palmeri është vendim shumë i mirë, pasi është hequr nga diskutimi ndarja e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur tutje për taksën duke thënë se duhet t’i dërgojmë edhe evropianëve por edhe amerikanëve që taksa hiqet vetëm me njohje

Nëse dërgojmë sinjale të paqarta tek amerikanët dhe evropianët

“Ne duhet me ua shpjegu të dy palëve që jemi për marrëveshje për njohje reciproke, pra opsioni i tyre për suspendimin e taksës para fillimi të dialogut e dobëson Kosovën. Taksa hiqet vetëm me njohje”, ka përsërituar Haradinaj.

Haradinaj është shprehur se nuk është e vërtetë që Amerika ka kërkuar kompromis të dhimbshëm për Kosovën.

“Nuk është e vërtetë që Amerika na ka kërku kompromise të dhimbshme, ose të mos e  bëjmë ushtrinë apo heqjen e taksës, liderët vendor dhe të rajonit kanë shkuar në Amerikë dhe ua kanë prezantuar idetë e tyre të rrezikshme”, ka thënë Haradinaj gjatë bashkëbisedimit.

Ai po ashtu ka deklaruar se nuk me Serbinë do të ketë dialog vetëm nëse ka njohje reciproke në kufijtë aktualë.

“Dialogu në tërësi nuk është vetëm për dialog, ne nuk jemi duke luftuar me Serbinë por mund të bëjmë dialog nëse ka njohje reciproke në kufijtë aktualë. Fillimin e Dialogut me heqjen e taksës nuk do ta përkrahi”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME