Categories Lajme

Haradinaj: Nëse dikush nga familja Jashari kandidon për President, do të ketë votën time

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se do të hiqte dorë nga kandidimi për president, nëse hyn dikush nga familja Jashari.

Ai ka treguar se gëzon respekt shumë të madh ndaj familjes Jashari dhe ngrihet në këmbë sa herë që flitet për ta. Haradinaj në “Prime Time” theksoi se disa parti e kanë përdorur këtë familje për axhenda të tyre të momentit, por AAK ka respekt për këtë familje.

Ai shton se edhe fëmijëve të tij do t’ua lërë amanet që ta votojnë familjen Jashari gjithmonë. “Për çdo gjë familja Jashari e ka votën time dhe besimin tim.

Jo vetëm për politikë. Nëse kandidon dikush nga familja Jashari unë ja qes votën menjëherë. Tërë jetën e kemi mbështetë familjen Jashari. Unë heq dorë menjëherë nëse është fjala për dikë nga familja Jashari”, u shpreh Haradinaj.

“Të gjithë partitë poltike po i përdorin nga pak për agjenda të tyre këtë familje. Ne si AAK kemi respekt për ta dhe nuk i përdorim për agjenda politike, asnjëherë. Çka bëjmë në Qeverisje ska lidhje, çdokush nga familja Jashari e ka votën time, edhe fëmijëve ua lë amanet me ua qitë votën gjithmonë”, theksoi ai./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME