Categories Lajme

Haradinaj: Parku Inovativ në Prizren hapi dyert për bashkëkombasit e prekur nga tërmeti

/ATSH/ Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka theksuar se Parku Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, është hapur nga dita e sotme vetëm për ata që janë prekur nga tërmeti, që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe nuk kanë se ku të strehohen.

“Parku Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman, që ka një dedikim tjetër të funksionimit, dyert e tij sot i ka hapur për bashkëkombësit tanë, vëllezërit dhe motrat tona, të cilët u përballen me këtë fatkeqësi”, ka theksuar Haradinaj. Kryeministri në detyrë së bashku me kryetarin Mytaher Haskuka dhe ambasadorin gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, u mblodhën në Prizren për një mobilizim ndërinstitucional për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Po sot, është ngritur një grup koordinues në nivel qendror të Qeverisë, të Ministrisë së Brendshme dhe të agjencive përkatëse të specializuara për temat e të zhvendosurve, pranimin dhe integrimin e tyre.

Haradinaj u shpreh se me të gjithë aktorët ndërinstitucionalë “do të vazhdojmë punën që këtë situatë emergjente ta menaxhojmë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’u ofrojmë ndihmë të prekurve nga tërmeti me pasoja tragjike që goditi Shqipërinë”./KosovaPress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME