Categories Lajme

Harrohet virusi në Tiranë, mbahet dasmë me daulle e lopë

Dita e sotme shënoi një tjetër rekord të ri të infektimeve të reja në Shqipëri. Për 24 orët e fundit u regjistruan 120 rastë të reja, 119 të infektuar te shtruar në spital dhe 4 viktima.

Autoritetet shëndetësore vijojnë të bëjnë apel qytetarëve të shmangin festat, ditëlindjet, dasmat e ceremonitë mortore si vatra kryesore e shpërndarjes së COVID-19, por ajo që vihet re është se shumë qytetarë ende nuk janë ndërgjegjësuar. Kjo ndoshta dhe për faktin se virusi shumë i rrezikshëm është i padukshëm dhe shumë njerez mund të jenë të prekur nga COVID-19, por mund të mos kenë simptoma. Kushdo që mund të jetë pjesëmarrës në këto ceremoni mund te jetë bartës apo të infektohet nga koronavirusi.

Për ne shqiptarët dasma është gëzim dhe duhet festuar bashkë, ashtu si vdekja është hidhërim dhe me njerëz dhimbja e humbjes bëhet më e lehtë, por duhet t’i thërrasim mendjes sa nuk është vonë. Në dy video të mbërritura në redaksinë e Ora News, njerëzit duke harruar se armiku i padukshëm mund të jetë mes tyre nuk ndalin dasmat si dhe nuk mungojnë as në ceremonite mortore.

Njëra video është filmuar në një lagje të Tiranës. Në mesin e një kompleksi pallatesh qytetarët të kapur përdore kërcejnë pasi martojnë një të afërm. Në mes të valles me daulle është dhe një lopë të cilës madje i kanë vendosur dhe një kordele të kuqe. Duhet të jetë dhurate për çiftin e ri. Ndërsa në Peshkopi të shumtë ishin ata të cilët e përcollën për në banesën e fundit 18-vjeçarin që u mbyt dje në ujrat e Drinit të Zi.

Nga pamjet e mbërritura në redaksi shihen aq shumë njerëz, sa nuk ke ku të hedhësh “kokrrën e mollës” e për distancim fizik as që bëhet fjalë. Çka nënkupton se në javët në vijim numri i të infektuarve nuk pritet të ulet nëse do vazhdojmë kështu. Kjo është një pandemi që po shkakton mijëra të vdekur në të gjithë botën, dhe autoritetet më të rëndësishme të shëndetit në bote bëjnë thirrje për të ndryshuar stilin e jetës, ruajtur distancën fizike dhe higjienën personale si të vetmet armë për të luftuar koronavirusin.Duhet të ndërgjegjësohemi sa nuk është vonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME