Categories Lajme

Harrojini ditët e freskëta, meteorologët ngrenë alar.min

Ditët e freskëta të fillimit të Korrikut nuk do të zgjasin edhe për shumë, për t’ia lënë vendin të nxehtit afrikan që pritet të pushtojë sërish Europën. Sinoptikanët paralajmërojnë rikthimin e temperaturave ekstreme në pjesën më të madhe të kontinentit. Agjencia franceze e motit, Meteo France njoftoi se vala e dytë e të nxehtit pritet të vijë në fillim të javës së ardhshme.

Termometri do të arrijë në 35 gradë Celcius, ndërsa fundjavën e ardhshme pritet të shkojë mbi 40 gradë Celcius. Krahas Francës, që gjatë valës së parë preku rekordin kombëtar të temperaturave me 45.9 gradë, i nxehti pritet të godasë vendet iberike, por edhe Gjermaninë, Austrinë dhe vendet e Lindjes.

Fundi i muajit Qershor alarmoi ndjeshëm autoritetet europiane për jetën e qytetarëve, kryesisht të pastrehëve dhe të moshuarve, raporton Klan. Ekspertët e meteorologjisë japin alarmin se ngrohja globale dhe shkrirja e akujve në Arktik ka shkaktuar një efekt të quajtur rezonanca e valës planetare, që prodhon mot të pazakontë thuajse të gjithë globin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME