Categories Lajme

Harta e “The Economist”, shqiptarët, të plakur dhe të varfër

Fenomeni i plakjes së popullsisë po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në Shqipëri, nxitur nga emigracioni dhe rënia e lindshmërisë.

Por për fat të keq, Shqipëria së bashku me vendet e tjera të rajonit bëjnë pjesë në grupin e shteteve me popullsi të vjetër dhe të varfër njëkohësisht.

Sipas Economic Demography Matrix shtetet mund të ndahen sipas katër profileve demografike të dallueshme: vende me popullsi të re dhe të pasur, vende me popullsi të vjetër dhe të pasur; vende me popullsi të vjetër dhe të varfër; dhe vende me popullsi të re dhe të varfër.

Në grupimin e parë, të vendeve me popullsi të re dhe të pasur përfshihen vendet arabe, të cilët u pasuruan me shpejtësi në 50 vitet e fundit prej burimeve të naftës, ndryshe arit të zi.

Në grupimin e dytë, të vendeve me popullsi të pasur por të moshuar, përfshihen vendet e zhvilluara, Amerika e Veriut me Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Amerikën e Jugut, vetëm Kili, pjesa më e madhe e shteteve të Bashkimit Europian (kryesisht Perëndimore dhe Veriore), Japonia, Australia dhe Zelanda e Re.

Në vendet me popullsi të re dhe të varfër, bëjnë pjesë kryesisht vendet e botës së tretë Meksika, Kolumbia dhe Venezuela, shumica dërrmuese e vendeve të Afrikës, vendet e lindjes së mesme, India.

Ndërsa në grupin ku bëjmë pjesë dhe ne, vende me popullsi të moshuar dhe të varfër, janë përfshirë pjesa më e madhe e vendeve ish-komuniste të Europës Lindore, të cilat përveç varfërisë, po vuajnë edhe ndryshimet demografike.

Më shumë se 80% e PBB-së globale është e gjeneruar nga shtetet, popullsia e të cilëve po plaket shpejt. Mënyra si ndërtojnë ekonomitë, veçanërisht në drejtimin politik, do të jetë një faktor i rëndësishëm për të kuptuar trendët ekonomike dhe politike. Azia Veri-Lindore është në krye të kurbës.

Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë me të ardhurat më të larta, ndërkohë Kina, një vend në zhvillim, është vendi i popullsisë më të madhe dhe të vjetër dhe popullsia e tij po plaket me shpejtësi.

/Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME