Categories Lajme

Hashim Thaçi u kërkon deputetëve zgjatjen e mandatit për Dhomat e Specializuara me seli në Hagë

Hashim Thaçi, u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të zgjasin mandatin Dhomave të Specializuara në Hagë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka deklaruar që shpreson se deputetët do ta mbështesin këtë kërkesë. “I kam kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të zgjatet mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Europian në konsultim me qeverinë e Republikës së Kosovës” – u shpreh Thaçi

Sipas tij, “mbështetja e drejtësisë për të bërë drejtësi e nderon Kuvendin e Kosovës dhe rrit përgjegjësinë e shtetit të Kosovës”. Bazuar në Kushtetutën së Kosovës, në bazë të së cilës janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet edhe si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni do të skadojë këtë vit.

Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian, thuhet se mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Europian do të lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës. Dhomat e Specializuara në Hagë u formuan me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të luftës të luftëtarëve të UÇK të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë, të cilat përmenden në raportin e Këshillit të Europës në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran Dick Marty.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat ndaj tyre.Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME