Categories Lajme

Hashtagët dhe amaneti i Ornela Hilës për votën e 25 prillit

Gazetarja Ornela Hila ka nisur një iniciativë të vecantë në rrjetet sociale, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo ka hedhur tre hashtag, duke ju kërkuar vlonjatëve e shqiptarëve ti bashkohen, duke postuar foto pikërisht më këto hashtag. #amanetvotëntimë, #votoedhepërmua dhe #mambrovotën, me të cilët Hila synon të bashkojë shqiptarët në të gjithë botën që në 30 ditë të ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, për të shtuar pjesëmarrjen në zgjedhje e njëherazi për të mundësuar mbrojtjen e votës që ndër vite është vjedh e tjetërsuar, sipas saj.

Ja cfare ka postuar Ornela Hila në rrjetet sociale e qindra grupe shqiptarësh në mbarë botën: “Të nderuar miq kam vendosur të coj përpara një iniciativë ku t’ju kërkoj vlonjatëve dhe shqiptarëve të kenë parasysh, mua e cdo emigrant tjetër që s’votojmë dot në këto zgjedhje.

Të na kenë amanet votën, #amanetvotëntime pasi janë ata që kanë përgjegjësinë të zgjedhin edhe për ne që s’jemi aty. Ata votojnë edhe për ne e fëmijet tanë që s’kanë të drejtë vote. #votonedhepërmua, e ata duhet të na mbrojnë votën që do të hidhet në kutitë e votimit në 25 prill. #mambrovotën .

Nga shqiptarët, edhe në emrin tonë. Kemi kohë 30 ditë ti bindim. Bëni dhe ju një foto e postojeni me këto tre hashtag në profilet tuaja kudo: Të bëhemi sa më shumë! #amanetvotëntime #votonedhepërmua #mambrovotën”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME