Categories Lajme

Haxhi Lleshit i jepet titulli “Nderi i Qarkut Dibër”, reagon kreu i ISKK, Çelo Hoxha: Ka firmosur ekzekutimin e të dënuarve politikë

Kryetari i sapozgjedhur i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit në Shqipëri Çelo Hoxha ka reaguar, pasi Bashkia e Dibrës ka nderuar me titullin “Nderi i Qarkut Dibër” ish-kreun e presidiumit të Kuvendit Popullor Haxhi Lleshin. Hoxha shprehet se Haxhi Lleshi ka kryer krime gjatë periudhës së komunizmit. Ai shton se Lleshi ka firmosur ekzekutimin e të dënuarve politikë.

Dhënia e titullit nderi i qarkut Dibër për ish Kryetarin e presidiumit të kuvendit Popullor Haxhi Lleshi ka ngjallur indinjatë tek ish të persekutuarit gjatë regjimit komunist. Celo Hoxha, i sapozgjedhur në krye të Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit në Shqipëri, thotë se vendimarrja lokale bie në kundërshti me ligjet në fuqi që dënojnë krimet e komunizmit. Sipas tij Haxhi Lleshi është firmëtar i të gjitha vrasjeve politike të ndodhura nga viti 1953 e derisa drejtoi Presidencën e Kuvendit Popullor.

Në intervistën e dhënë për News 24, Hoxha analizon domosdoshmërinë e miratimit të dy ligjeve nga parlamenti shqiptar, ligjit të Lustracionit dhe Dekomuntizimit. Sipas tij dy ligjet e munguara për 30 vite do t’i prisnin rrugën glorifikimit të personave që kanë kryer krime gjatë diktaturës si dhe qëndrimit të tyre në pushtet. “Haxhi Lleshi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në vitin 1995 me dekret të Presidentit të Republikës, Haxhi Lleshit iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste”, tha Çelo Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME