Categories Lajme

“Hedhim paratë në bankomat, e nuk shtohen në llogari”, cfarë po ndodh pas “sulmit” në BKT

Banka Kombëtare Tregtare, BKT ra pre e një problemi teknik në ditët e para të muajit gusht duke ndërprerë shërbimin për mijëra klientë në mbarë vendin për disa ditë.

Vetë BKT lajmëroi se anomalia ishte shkaktuar nga një problem në përditësimin e pajisjeve teknologjike dhe se gjithcka ishte zgjidhur nga inxhinjerët e HP. Mirëpo qytetarë të shumtë, vazhdojnë të ankohen në lidhje me faktin se kanë depozituar para nga bankomatet, dhe fondet nuk u shfaqen të shtuara në llogari.

Vetë banka në përgjigjet e saj për klientët nuk ka dhënë zgjidhje tjetër vec kërkesës për detajet e depozitimit me qëllim verifikimin e rasteve. Ngjarja duket se ngre pikëpyetje në lidhje me sigurinë e shërbimeve jo vetëm në BKT.

Ajo që shikohet është se pas ngjarjes së ndodhur pas datës 3 gusht BKT ka publikuar një sërë njoftimesh punësimi me të cilat tenton të rekrutojë specialistë IT për zhvillimin e sistemeve informatike por edhe platformat Android dhe IOS.

Qytetari 1:
Kur do zgjidhet problemi im, kam depozituar leke ne bankomat qe ne daten 03.08 dhe akoma nuk me shfaqen ne llogari. Kerkoj pervec lekeve te mija edhe interesa sepse keni mbi nje jave qe perdorni leket e mija

Qytetari 2:
Kam depozituar para nga Atm ne daten 5 qe patët problemin e famshëm ,dhe akoma nuk kane kaluar parate ne llogari ,dhe sa duhet te pres akoma? Po ju do me prisnit mua pa paguar ne date???

Qytetari 3:
Kur do zgjidhen keto probleme aman, dhe une kam depozituar leke ne bankomat ne ne daten 03/08 dhe akoma nuk jane shfaqur ne llogari. Shkoj tek dega me thone te pres se do kalojne por se kur nuk dine gje, kurse ate sherbimin telefonik kot qe e ofroni se nuk eshte ne sherbimin tone.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME