Categories Lajme

Hekurudha e re Tiranë-Durrës, çmim bilete më të lartë

Linjat hekurudhore kryesore në Shqipëri ka një gjatësi prej 416 km, por për arsye sigurie jo i gjithi është funksional për shkak të amortizimit të infrastrukturës. Përveç këtij problemi Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor ka dalë në përfundimin që shpejtësia e ulët në lëvizjen e trenave dhe koha e gjatë e udhëtimit janë dy e bëjnë jo konkurrues këtë lloj transporti.

Por kjo situatë pritet të ndryshojë pas investimit prej 90.5 milionë eurosh që do të bëhet në hekurudhën Tiranë – Durrës. Rikthimi i hekurudhave është një nga synimet e qeverisë për ta kthyer atë në shërbim të qytetarëve dhe të jetë një alternativë për transportin publik.

Në vitin 2022 qytetarët pritet të kenë një hekurudhë të standardeve evropiane dhe më të sigurt. Hekurudha Tiranë-Durrës që pritet të rehabilitohet. Po ashtu do të ndërtohet edhe një zgjatim i ri nga gjurma ekzistuese deri në aeroportin Nënë Tereza. Por nga ana tjetër rritja e cilësisë së shërbimit dhe investimi në fjalë do të rrisë çmimin e biletës për qytetarët deri në 200 lekë. Sipas të dhënave të Hekurudhës Shqiptare në muajin korrik një qytetar i rritur vajtje ardhje nga Kashari në Durrës ka paguar vetëm 110 lekë.

Rreth 60 mijë qytetar zgjodhën trenin si alternativë udhëtimi në vitin 2019, shifër që pritet të rritet me investimin e ri. udhëtimi pritet të jetë më komod por edhe më i kushtueshëm. Sipas parashikimeve pas përfundimit të investimit një biletë do të kushtojë 1.5-2 euro, dhe vajtje-ardhje një qytetar minimumi duhet të paguaj nga 3 deri në 4 euro. Tenderi për projektin e hekurudhës ka hyrë në fazën përfundimtare, kur pritet të hapen edhe ofertat financiare. Pas nënshkrimit të kontratës kompania fituese do të ketë dy vite kohë për ta përfunduar atë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME