Categories Lajme

Hekurudha shqiptare, bie transporti i mallrave dhe pasagjerëve më 2021

Transporti hekurudhor në vendin po shkon në pikën e “vdekjes” teksa transporti i mallrave dhe i pasagjerëve ra më tej më 2021, raportoi INSTAT. Gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend ishte 224 km në vitin 2021. Në shfrytëzim janë linjat hekurudhore, Durrës – Librazhd 100 km, Gjorm – Kufi 93 km, Durrës – Kashar 31 km.

Transporti hekurudhor i mallrave kryhet në distanca 0-49 km dhe 50-150 km. Volumi i mallrave që transportohet sipas distancës 50-150 km është 66,5 mijë ton, ose 88,3 % e mallrave të transportuara me transport hekurudhor. Transporti Hekurudhor i mallrave Transporti hekurudhor i mallrave rezultoi 25,11 milionë ton-km në vitin 2021, i cili krahasuar me vitin 2020 paraqitet me rënie prej 3,5 %.

Deri në vitin 2015, transporti hekurudhor i mallrave realizohej vetëm nga Hekurudha Shqiptare sh.a ndërkohë në vitin 2016, filluan të operojnë edhe subjekte private në transportin hekurudhor të mallrave.

Në 2021, transporti i kryer nga subjektet private zë pjesën më të madhe të transportit hekurudhor të mallrave në vend me 88% në ton dhe 77% në ton-km. Mallrat e transportuar klasifikohen sipas Klasifikimit Standart Evropian (NST 2007), i zbatuar në Shqipëri prej vitit 2019. Sipas klasifikimit NST 2007, 88,1 % e mallrave të transportuar me hekurudhë e zënë qymyri dhe linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror si dhe 10,2 % janë produkte metalike dhe të minierave dhe produkte të tjera të guroreve.

Në lidhje me shkëmbimet tregtare me hekurudhë (import+eksport) në vitin 2021, janë shkëmbyer me jashtë 33,4 mijë ton mallra nga të cilat 11,3 mijë ton janë shkëmbyer me Malin e Zi. Në vitin 2021, 24.018 pasagjerë kanë përdorur transportin hekurudhor si mjet për udhëtim, ku krahasuar me një vit më parë numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me këtë lloj transporti është rritur me 33,8 %. Në grafikun më poshtë paraqitet numri i pasagjerëve për km, për periudhën kohore 2019-2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME