Categories Lajme

Helmimi i fëmijëve në Postribë/ Prefekti Millja: Për 5-6 ditë dalin analizat, përgjegjësi do përballet me drejtësinë

Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë aktorët shëndetësorë dhe AKU pas helmimit të së paku 50 nxënësve në Postribë 5 ditë më parë.

Sipas perfektit Millja, pas 5-6 ditëve do të dalin analizat që do të përcaktojnë edhe shkaqet e helmimit masiv të nxënëseve.

Në këtë mbledhje institucionet si Shëndetit Publik, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Policisë, Zyrës Arsimore u zotuan se do të ndërmarrin të tjera kontrolle për të gjitha dyqanet afër shkollave, aq më tepër atyre që shesin ushqime të ndryshme në mënyrë që ky helmim masiv të mos përsëritet më.

Në fund të mbledhjes Millja ka dhënë edhe një mesazh për prindërit që t’ia përgatisin në shtëpi ushqimin fëmijëve të tyre për të shmangur blerjen në dyqane.

” Ajo që është e rëndësishme është se fëmijët janë drejt përmirësimit. Ju uroj shërim të shpejtë fëmijëve. Strukturat dhe institucionet kanë qenë pranë të sëmurëve që kjo situatë të shkonte drejt normalizimit. Sot mblodh strukturat dhe u diskutua procesi si fenomen që të mos na ndodhin më fenomene të tilla. Të mbajmë përgjegjësi individuale e kolektive. Sot hartuam bashkëpunimin për të kontrolluar dhe për të çuar në riskun zero të këtij fenomeni” ka thënë Millja.prefekti Millja: Për 4 ditë dalin analizat, përgjegjësi do përballet me drejtësinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME