Categories Lajme

Helmohen dhjetëra pushues polak në Vlorë, u ndjenë keq pasi konsumuan ushqim në anije

Dyshohet se turistët kanë konsumuar ushqim teksa udhëtonin në një anije turistike në zonën e Karaburunit. Më pas, ata nuk janë ndjerë mirë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Mbi 25 prej tyre janë duke u trajtuar në spital, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Drejtoresha e Spitalit të Vlorës, Bruna Mersini thotë se turistët janë të gjithë të moshave 14-15 vjeç dhe janë paraqitur me çrregullime gastrointensinale, por ende nuk dihen shkaqet e helmimit.

“Situata ka ardhur pasi këta fëmijë kanë udhëtuar gjithë ditën, pasi kanë ardhur nga Shkodra që prej mëngjesit dhe kanë marrë anijen për në ishullin e Karaburunit. Në momentin që na vjen një person me çrregullime gastrointensinale, fillojmë hetimin. Është hetim epidemiologjik dhe gjithë skuadra e hetimit është duke kryer analizat përkatëse dhe shumë shpejt do të dalim në një konkluzion.

Këta janë fëmijë, edhe vapa, edhe qëndrimi në diell në Karaburun, mund të jetë një arsye e dytë që ka shkaktuar situatën. Kështu që pa dalë analizat, pa dalë rezultatet e para, pa u kryer hetimi, ne nuk mund të japim një konkluzion. Gjendja shëndetësore e tyre është nën kontroll, si çdo lloj shqetësimi tjetër gastrointensinal”.

Një tjetër autobus me rreth 41 turistë që kërkojnë trajtim ka mbërritur në spital, por Drejtoria e Spitalit të Vlorës njofton se nuk ka kapacitetet e mjaftueshme, ndaj disa nga pacientët do të dërgohen drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Ndërkohë, drejtori i AKU-së Ani Binaj, është shprehur se ka nisur hetimi për rastin. Për mediat, ai tregon se ka nisur gjurmueshmërinë dhe një ekip është nisur drejt anijes ku turistët konsumuan ushqim.

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME