Categories Lajme

Helmohen sërish nxënësit e shkollës “Janar Kilica” në Fier

Helmohen sërish nxënësit e shkollës “Janar Kilica” në Fier.

Ata kanë qenë në mësim kur kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen, shenja helmimi dhe të vjella. Ata janë nisur me urgjencë në spital dhe janë duke marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ka pasur një situatë shumë të tensionuar në shkollë dhe në spital.  Gjimnazistët merrnin në telefon duke shfaqur dobësi dhe probleme në frymëmarrje.

Deri më tani janë gati 20 nxënës që janë paraqitur në spital, informon gazetarja e Ora News, Inelda Vallja.

Mjekët bëjnë me dije se situata është në kontroll dhe nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, që policia ndodhet brenda spitalit duke u munduar që të stabilizojë gjendjen.

”Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në  bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht  dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle”, njofton policia.

Akoma nuk dihen shkaqet e helmimit, por dyshohet se vetë nxësit mund të kenë hedhur diçka.

Disa ditë më parë këta nxënës u helmuan duke shfaqur të njëjtat simptoma.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet  për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Reagimet:

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i degës se PD-së Fier, Luan Baçi.

Duke thënë se helmimi është krimi i përsëritur shtetëror.

Luan Baçi: Helmimi i nxënësve krim i përsëritur shtetëror. 

Nderkohë, përfaqësuesi i PD-së, Enkelejd Alibeaj, është nisur në Fier për të parë nga afër gjendjen dhe për të denoncuar përgjegjësit e helmimit të perseritur të nxënësve brenda 10 ditësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME