Categories Lajme

Hepatiti akut, mjeku Llajo: Prek kryesisht vajzat, mbi 10% e kalojnë rëndë

Hepatiti akut i përhapur në 12 shtete të botës vazhdon të mbetet misterioz për sa kohë që nuk është përcaktuar origjina e tij. Në studion e Ditari në A2 CNN mjeku shqiptar në Greqi, Vasil Llajo tha se rastet kryesore janë te fëmijët nga mosha 3-5 vjeç.

“Vazhdon të jetë misterioz se origjina e tij nuk është përcaktuar, adenovirusi 41 si shkaktar. Nga të gjitha raste që janë vërejtur prekjet jo në të gjitha rast nuk është konfirmuar prezenca e adenovirusi 41. Hepatiti ngelet misterioz duke mos izoluar agjentin shkaktar. Deri më tani rastet janë deri në 16 vjeç, mbi 60% nga 3-5 vjeç. Këtu është densiteti i rasteve dhe 65 % të rasteve janë vajza. Në asnjë rast nuk është evidentuar prezenca e viruseve apo hepatiteve a, b, d, e. Në disa raste është vërejtur që koronavirusi ka kompromentuar sistemin imunitar”.

Sipas mjekut Llajo, ky hepatit është i rrezikshëm për jetën, pasi 10% e fëmijëve e kalojnë në mënyrë të rëndë. Ai tha se ky hepatiti i cili transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes dhe feçes, ka vënë në alarm edhe autoritetet shëndetësore në Greqi, pasi rastet e shfaqura nuk kanë pasur kontakt me njëra-tjetrën.
“I rrezikshëm për jetën, 10% e fëmijëve e kalojnë në mënyrë të rëndë, me temperaturë, të vjella, diarre dhe ajo që shqetëson më shumë është zverdhja e syve dhe lëkurës.

Autoritetet shëndetësore në Greqi janë vënë në alert për arsye se rastet e para shumë shpejt janë përhapur në Europë. Transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes dhe feçes. Të gjitha rastet janë me prekje gastrointenstinale. Rastet mes njëra-tjetrës nuk kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin janë raste të veçuara. Dhe fakti që është gastrointenstinal mendohet që është adenovirusi një nga shkaktarët. Nuk mendoj se ka efekt vaksinimi ndaj hepatiti B është i pavarur dhe s’ka lidhje me hepatitët e zakonshëm dhe as vaksina që ka lidhje me koronavirusin. Ngelemi sërish me hepatitin misterioz. Duhen izoluar për 48 orë që të ndërpritet zinxhiri i transmetimit”.

I pyetur nëse ka pasoja pas prekjes, mjeku deklaroi se është herët për të dalë në konkluzione pasi nuk ka ende të dhëna shkencore.
“Është herët që të nxjerrim një konkluzion për pasoja afatgjata se dihet që hepatit A nuk lë pasoja, por hepatitet e tjera B, C dhe E lënë pasoja. Në këtë rast nuk kemi të dhëna shkencore që të sanksionojmë një rezultat për pasoja apo jo. Jemi në fillimet  e studimeve klinike të bazuara mbi këtë hepatit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME