Zbardhen detaje per SMS qe ka marre drejtori i Përgjithshëm i B urgjeve, Agim Ismaili. Ai është k ë rcënuar me jetë nga persona të paidentifikuar. Per kete, Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim. Ngjarja ka ndodhur disa javë më parë. Lajmi është konfirmuar nga burime të Prokurorisë, ndërsa drejtori i B urgjeve, Agim Ismaili, nuk ka reaguar. Mësohet se k ërcënimi ndaj kreut të B urgjeve është bërë me anë të një mesazhi në telefon nga një numër ende i paidentifikuar, për të cilin oficerë të Policisë Gjyqësore janë duke hetuar.
Keta te fundit janë përqendruar në lokalizimin e pajisjes që ka dërguar mesazhet në numrin e Ismailit. Ata kanë marrë edhe pretendimet e këtij të fundit nëse ka dyshime për persona konkretë apo jo. Është hera e tretë që Agim Ismaili ka marrë k ërcënime, një herë ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti dhe më herët nga një i dënuar i në B urgun e Drenovës. Hetuesit kanë dyshime se edhe këtë herë k ërcënimi vjen nga burgu, megjithatë, do të jenë hetimet që pritet të hedhin dritë.
