Categories Lajme

Heroi i tra.gjedi.së/ Vlonjati Luan Kapaj flet për ditën e tërmetit: Ja si i shpëtuam njerëzit

Luan Kapaj është heroi i 2019 që shpëtoi 2 jetë njerëzish në tërmetin e 26 nëntorit në Durrës. Luani i cili është babai i dy vajzave ,rrëfen momentin e vështirë të operacioneve për shpëtimin e të mbijetuarve. Luani në këtë rrëfim për gazetarin Enrik Mehmeti tregon dhe detaje nga jeta e tij në profesionin e zjarrfikësit. “Sapo ka tërmeti, siç e ndjemë dhe ne këtu në Vlorë, ishte një diçka e tmerrshme. Menjëherë u ngritëm dhe thamë çfarë po ndodh. Pas disa minutash më vjen një telefonatë nga vajza ime në Durrës, që më thotë ‘baba, tërmeti ka shkaktuar dëme. Menjëherë u vesha, u përgatita për të shkuar te stacioni i zjarrfikëses, se dija kush do na jepte urdhër për të vajtur në Durrës.

Menjëherë u nisëm për atje. Çfarë të shikoje. Tërmeti kishte bërë goxha dëme të mëdha. U desh të përgatitemi edhe shpirtërisht e moralisht për shpëtimin e këtyre njerëzve që ishin nën rrënoja dhe kërkonin ndihmë. Kërkonin ndihmë, sepse pallati ishte rrëzuar, thuajse 3 kate ishin bashkuar në një kat të vetëm.

Duke dëgjuar thirrjet e këtyre njerëzve për ndihmë, ne u futëm në mes të rrënojave, por u desh një sakrificë e madhe, u desh një punë shumë e madhe, u desh thuajse me orë të tëra që ne të nxirrnim nga rrënojat ata njerëz të mbetur, të cilët sot jetojnë midis nesh. Punuam me orë të tëra, në kushte tmerrësisht të pamundura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME