Categories Lajme

“Heronj shqiptarë”/ Motoja e mësueses: E ardhmja e botës është në klasën time sot

“Në punën time të përditshme si mësuese kam një moto që më frymëzon: “E ardhmja e botës është në klasën time sot”. Kështu shprehet Blegina Bezo Hasko, mësuese në shkollën artistike “Jordan Misja”, në Tiranë, shembullin e së cilës e sjell sot përmes rubrikës “Heronj shqiptarë”, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.

Ajo është diplomuar për Arte Figurative dhe jep lëndën e Grafikës. Prej 16 vitesh, Blegina punon pranë nxënësve. Sot, në vijën e parë të frontit të luftës, ajo zhvillon mësimin online e përkushtuar e me shumë dashuri për “të vegjlit e saj”.

Bushati citon Aristotelin, duke vlerësuar se “mësimdhënia është forma më e lartë e të kuptuarit”. “Mësuesi mbjell farërat e dijes, i ujit me dashuri e i ushqen me përkushtim teksa ato rriten për të prodhuar ëndrrat e së nesërmes. Në fund të fundit, mësimdhënia është i vetmi profesion që krijon profesione të tjera”, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME