Categories Lajme

Hetimet për atentatin në Vlorë/ Në ‘sitë’ pamjet e kamerave. Makina e vrasësve “patrulloi” 3 ditë zonën

Vrasja e Gëzim Sinomatajt në Vlorë ka qenë një organizim i mirëmenduar, i një grupi vrasësish, të cilët kanë investuar për një armë me precizion të lartë, kanë studiuar me imtësi zonën dhe kanë zgjedhur vendin e përshtatshëm për të kryer atentatin.

E vetmja provë në dorë të hetuesve është makina e djegur e lënë pas nga autorët. Ekspertët po zbërthejnë makinën me qëllim nxjerrjen e kodeve, të cilave do ti dërgohen vendeve të origjinës së makinës dhe pritet të dalin të dhëna të vlefshme për hetimin.

Specifika e makinës BMW, 7 vendëshe të përdorur nga autorët është se përdoret kryesisht në Amerikë dhe Dubai. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë me këtë makinë e cila ishte me targa të falsifikuara autorët kanë lëvizur lirisht në Vlorë për së paku 3 ditë.

Intensiteti i lëvizjeve ka qenë më i lartë në rrugën Hajro Çakërri, ku ishte dhe banesa e objektivit të tyre. Në këto lëvizje ata kanë përcaktuar edhe vendin nga ku do të kryenin vrasjen. Për të rritur precizionin e armës që dyshohet se është përdorur nga një profesionist brenda makinës ishte future një bllok betoni, që shërbente për mbështetje të armës.

Nga ana tjetër grupi hetimor po kalon në sitë dosjet e vjetra të krimeve ku kanë qenë të përfshirë babai dhe xhaxhai i viktimës. Mëngjesin e kësaj të enjte policia e Vlorës ushtroi kontrolle në disa banesa dhe shoqëroi disa persona që njihen për konfliktet e hershme me familjen Sinomataj për t’u marrë në pyetje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi, humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME