Categories Lajme

Hetimet për inceneratorin dhe zjarrvënien e landifillit, kontrollohen 14 banesa në Qarkun e Elbasanit

Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kanë ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së hënës një operacion të zgjeruar kontrollesh, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e qytetit.

Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar kontrolle në 14 banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me këtë çështje.

Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të “zjarrvënies”, pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët në vitin 2024.

Gjatë hetimeve të thelluara, Prokuroria ka evidentuar elementë të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, çka ka zgjeruar natyrën dhe objektin e hetimeve.

Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun e Elbasanit, ndërsa kontrollet e kryera kanë pasur për qëllim grumbullimin e provave të reja dhe ndriçimin e plotë të veprimtarive të dyshimta që lidhen me ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e inceneratorit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka persona të ndaluar apo masa të tjera procedurale ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intensive.

Inceneratori i Elbasanit, ashtu si edhe projektet e tjera të ngjashme në vend, vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike për shkak të dyshimeve për abuzime me fondet publike dhe keqmenaxhim nga zyrtarë vendorë e qendrorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME