Categories Lajme

Hetimet për tërmetin, mbërrijnë shtatë ekspertë italianë në Prokurorinë e Përgjithshme

Shtatë ekspertë italianë do të jenë pjesë e hetimeve për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri, ndërsa do ti bashkohen ‘ekipit’ të prokurorëve të Durrësit.

Mësohet se një delegacion ekspertësh italian i kryesuar nga dy prokurorë, OPGJ si dhe inxhinierë kanë zhvilluar një takim Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, takim i mundësuar nga PAMEKA.

Tema e diskutimit është asistenca teknike për hetimet mbi tërmetin e 26 nëntorit. Tërmeti i shkallës 6.4 Rihter rrafshoi dhjetëra banesa e pallate në Durrës, Thumanë e Laç ndërsa dëmtoi rëndë qindra të tjerë.

Prokuroria nisi hetimet menjëherë pas katastrofës e cila mori dhe 51 jetë njerëzish në tre qarqe të vendit.

Vetëm në Durrës prokuroria preu 17 fletë arresti për zyrtarë dhe ndërtues si dhe u shoqëruan dhjetëra të tjerë të cilët dyshohen se me veprimet apo mosveprimet e tyre çuan në shembjen e dhjetëra banesave në qytetin e Durrësit ku humbën jetën 24 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME