Categories Lajme

“Hidrocentrali u përmbyti shtëpinë dhe i la pa drita”mësuesja nga Korça tregon fatin e trishtë të nxënësve

Fëmijët që shihni në foto janë fëmijët e dy familjeve në Pulahë të Korçës që rriten pa drita pas ndërtimit të HEC-it Moglicë.

“Me fëmijët e mrekullueshëm të fshatit Pulahë të përmbytur nga liqeni, dhe që jetonin pa drita në këtë shtëpi jashtë çdo kushti jetese, sa dashuri e mirësi na falën!”

Ky mesazh i postuar nga Zhuljeta Grabocka Çina, një ish-mësuese e nderuar në përkushtimin e saj profesional vjen si apel për dy familje të haruara që mbijetojnë me shumë vështirësi në fshatin Pulahë, raporton Korça Report.

Pas një vizite në këtë fshat, ish-mësuesja është befasuar dhe habitur nga kushtet ku jetojnë dy familjet.

“Ndërtimi i Hidrocentralit të Moglicës i la pa shtëpi dy familjet. Me sa duket, ngaqë ishin të zhvendosura njëra në Durrës dhe tjetra në Çiflig të Korçës, nuk arritën të lidhin kontratë me firmën norvegjeze që zbatoi projektin e ndërtimit të HEC-it dhe që kishte si detyrim sigurimin e një banese të re për ato familje që ju përmbytën shtëpitë nga liqeni i hidrocentralit të Moglicës”, ka mësuar për fatin e dy familjeve Zhuljeta Grabocka Çina.

Dy familjet në Pulahë merren njëra me rritjen e bletëve dhe tjetra të bagëtive për të siguruar jetesën. Fëmijët nuk mund të shohin TV, nuk kanë frigorifer e mjete të tjera të nevojshme, dhe qëndrojnë në një vend me bagëtitë.

Familjet e tyre janë jashtë çdo vëmendje të politikave sociale, edhe pse kanë bërë të njohur gjendjen e tyre në një emision televiziv investigativ.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME