Categories Lajme

Himarë, 30 pako me kapsolla elektrike e detonatorë, arrestohet 53-vjeçari

Himarë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Detonatorët”, për goditjen e veprimtarisë së mbajtjes së lëndëve eksplozive.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Himarë. Sekuestrohen 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës.

Vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që posedojmë lëndë eksplozive apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Detonatorët”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 53 vjeç, banues në Himarë.  Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në bodrum, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezës dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ar mëve, a rmëve shpërthyese dhe i municionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME