Categories Lajme

Himarë/Goditet 1 rast tjetër i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, arrestohet 38-vjeçari

Himarë/Goditet 1 rast tjetër i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen një shumë parash (lekë dhe euro) dhe një aparat celular. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., Himarë/Goditet 1 rast tjetër i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj banues në Lushnjë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Shtetasi A. H. është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në tentativë për t’u larguar me qëllim shmangien e kontrollit nga shërbimet e Policisë, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H. dhe kontrollit në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një shumë parash (lekë dhe euro) të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme dhe një aparat celular. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim dhe një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntor për këtë veprimtari kriminale, të dhënat e të cilit, për arsye hetimi nuk bëhen publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME