Categories Lajme

Himarë, Puna vazhdon…

Nga Jorgo Goro:

Nje miku im i huaj para disa ditesh me dergoi disa foto te marra nga nje shetitje ne det, ne gjirin e Himares ku duken qartazi Potami dhe Spilea. Ne mes te tyre qendron e bukur kodra e “Stefanelit”. Kete lagje fillimi i viteve 90 e gjeti me shtepi te ulta te tipit “elbasançe”, dhe me kuadrata te ndare te pronave ne menyre te rregullt dhe me rruge ndermjet tyre. Keto vite te tranzicionit edhe ne “Stefanel” bene punen e tyre. Rehabilitimi eshte i nevojshem.

Bashkia e Himares e ka gati prej kohesh projektin e plote te rikonstruksionit te rrugeve te kesaj lagjeje. Ne te jane te parashikuara perveç rruge, trotuare, ndriçime gjithashtu edhe infrastruktura nentokesore e furnizimit me uje te pishem, kanalet e ujrave te zeza si dhe vende rezerve per linjat te ndryshme dixhitale qe do te vijne ne te ardhmen. Tani per Bashkine tone eshte gjetja e fondeve si sfida jone kryesore. Realizimi i kesaj infrastrukture madhore besojme qe ne te ardhmen do t’i hape rruge restaurimit dhe pershtatjes me arkitekturen tradicionale te banesave te “Stefanelit”. I njejti model siç po ndodh aktualisht ne Dhermi dhe Vuno, ku natyrisht me vone miq te tjere te huaj do te na dergojne foto edhe me te bukura te Himares sone te dashur.
Jave te mbare miq!

Image may contain: ocean, sky, mountain, outdoor, nature and water

Image may contain: ocean, mountain, sky, outdoor, nature and water

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME