Categories Lajme

Himarë, vendosën muzikë pas orarit të lejuar, Çifti i bashkëshortëve gjobitet me një milion lekë

Himarë/U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar dhe kundërshtuan mbylljen e muzikës duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë dhe procedohen penalisht 2 bashkëpronarët e subjektit.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt në Himarë, i cili vijonte organizimin me muzikë pas orarit të përcaktuar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, shtetasit: A. G, dhe M. G, bashkëpronar të subjektit, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje; Gjithashtu, për subjektin është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Vlorë/Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, procedohet penalisht autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit P. B, 71 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, për djegien e mbeturinave dhe si pasojë zjarri, ka dal jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi të ndryshme në fshatin Zvërnec. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME