Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke sjellë lehtësim të ndjeshëm për qytetarët që kalojnë kufirin gjatë periudhave me fluks të shtuar udhëtimesh. Kjo marrëveshje synon të përshpejtojë procedurat dhe të reduktojë ndjeshëm pritjet në pikat kufitare.

Sipas zbatimit aktual, marrëveshja do të qëndrojë aktive deri në muajin tetor dhe pritet të rikthehet sërish gjatë muajve dhjetor dhe janar, si edhe në fundjava, për të përballuar fluksin e lartë të udhëtarëve. Kalimi i qytetarëve realizohet pa kontrolle të detajuara të dokumenteve identifikuese, përveç rasteve kur ka dyshime të arsyeshme.

Efektet janë reflektuar menjëherë në terren, ku vetëm gjatë orëve të para të ditës rreth 15 mijë shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar, shumica nga Kosova. Në Pikën Kufitare të Morinës janë vënë në funksion 11 sportele, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar rreth 37 mijë qytetarë, prej të cilëve rreth 25 mijë kanë hyrë në Shqipëri.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME