Categories Lajme

U aksidentua me motor disa ditë më parë, humb jetën në spital 28-vjeçari nga Vlora

Ky është 28-vjeçari Anxhelo Tare, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spital, disa ditë pasi u përfshi në një aksident të rëndë rrugor.

Ngjarja ndodhi pasditen e 22 prillit në autostradën Lushnjë–Fier, në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”. I riu, i cili drejtonte një motoçikletë, u përplas me një automjet tip Volkswagen që drejtohej nga një 50-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 28-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës.

Gjendja e tij ishte kritike dhe ai ra në koma, duke luftuar për disa ditë për jetën.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Anxhelo Tare nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë ditën e sotme.

VloraNEWS  i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.

Ndarja nga jeta e Anxhelo Tares ka “pikëlluar” edhe klubin e Flamurtarit. Këta të fundit kanë reaguar në rrjetet sociale me një mesazh ngushëllimi, duke shprehur qartë mërzinë e madhe që ka “kapluar” në kampin kuqezi.

“Sot është ditë zie për familjen kuqezi. Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ANXHELO TARE. Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes dhe të afërmve të tij. U prehtë në paqe”, shkruan klubi vlonjat në rrjetet sociale.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME